Lajme

Mocioni i AAK-së, Krasniqi tregon a do ta mbështetë PDK

07/03/2023 18:57
nga:G B

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është deklaruar për mocionin për mosbesim ndaj qeverisë, të iniciuar nga AAK, raporton Gazeta Blic.

Ai në konferencën për media pas mbledhjes së PDK-së, pyeti se ku është ky mocion, pasi nuk ka asgjë të shkruar, derisa shtoi se nuk i kanë numrat.

“Ku është ky mocion, ku? Ne nuk kemi parë asgjë, duhet shkruar në letër. Mocioni është ndërrim i temës. Ne si opozitë s’i kemi numrat. Ne ndoshta as pas 3 muajsh nuk mund ta rrëzojmë Kurtin, por do të bëjmë çmos që t’ia shkurtojmë jetën politike atij dhe kësaj qeverie”, tha Krasniqi./Gazeta Blic/