Ka dështuar të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e paraparë për të hënën e 3 korrikut.
Arsyet e dështimit të mbajtjes së kësaj mbledhjeje ende nuk dihen.
E tashmë janë bërë të shpeshta dështimet për mbajtjen e Kryesisë së Kuvendit.
Lidhur me dështimin, kishte reaguar PDK duke thënë se pozitës i mungon serioziteti.


