Lajme

PDK sot mbledh Këshillin Drejtues të partisë: Priten disa vendime të mëdha dhe shumë të rëndësishme

07/03/2023 08:47
nga:Genita C

Partia më e madhe opozitare në vend, PDK, sot do të mbajë mbledhjen e Këshillit Drejtues ku temë kyçe do të jetë situata në Veri të vendit, raporton GazetaBlic.

Se do të marrin vendime të rëndësishme, e konfirmoi për Blic Interview edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e cila shtoi se kjo parti do të mundohet të ndalë tendencat rrënuese të kryeministrit Kurti.

Ndërsa, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi,ka thënë se qytetarët kanë nevojë për qartësi.

“Mbi të gjitha, për vendimet dhe veprimet që i kërkon kjo periudhë sfiduese. Situata nuk është normale dhe nuk mund ta simulojmë normalitetin. Qytetarët kanë nevojë për qartësi në këtë kohë konfuzioni. Dhe një gjë është më se e qartë: Kosova nuk mund të mbetet edhe më tutje peng e tekeve të Albin Kurtit”, ka shkruar Krasniqi ditë më parë në Facebook.

Ai tha tutje se Kurti po e vendos Kosovën në hartën e vendeve të sanksionuara.

“Ky kryeministër i papërgjegjshëm po e vendosë Kosovën në hartën e vendeve të sanksionuara ku, nga Evropa, bëjnë pjesë vetëm Rusia, Bjellorusia, Moldavia e Republika Srpska”, ka deklaruar Krasniqi.

PDK nuk ka dalë ende me njoftim për orën e saktë të takimit dhe nuk ka treguar se çfarë vendime do të merren.

Të hënën mblidhet Këshilli Drejtues i PDK-së: Do të ndalim tendencat rrënuese të kryeministrit Kurti