• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Të hënën mblidhet Këshilli Drejtues i PDK-së: Do të ndalim tendencat rrënuese të kryeministrit Kurti

06/30/2023 21:13
nga:G C

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku në Blic Interview thotë se Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës do të mblidhet të hënën, ku sipas saj do të merren vendime shumë të rëndësishme.

Çitaku tha se synimi i kësaj mbledhjeje është ndalja e tendencës rrënuese të kryeministrit Kurti.

“Të hënën e kemi mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së, aty do të merren disa vendime të mëdha dhe shumë të rëndësishme. Në rend dite janë hapat e mëtejmë që do të ndërmarrë Partia Demokratike në Parlament dhe jashtë tij, për të synuar që të ndal tendencat rrënuese të kryeministrit Kurti”, tha Çitaku.

Ttuje Çitaku në Blic Interview me Astrit Gashin ka folur edhe për marrëveshjen e Ohrit dhe kritikat që kjo parti i ka pasur.

“Marrëveshja e Ohrit është e pamjaftueshme sepse pritjet tona të bazuara kanë qenë që të kemi një marrëveshje finale, jo të përkohshme. Marrëveshja e Ohrit si e tillë nuk ka pikë nga qielli, është produkt i qasjes joserioze të Kurtit”, tha ajo.

“PDK është munduar sinqerisht që të ndryshojë paradigmën në Kosovë, sepse për një kohë shumë të gjatë Kosovës iu është imponuar një formë jopolitike e opozitë bërjes. Ne jemi munduar që përmes propozimeve konkrete të japim alternativat tona. Kemi bllokuar disa herë tendencat autoritare të Kurtit, por tani nuk mund të sillemi sikur asgjë nuk ka ndodhur sepse jemi në një moment të ri, në një teren të paprekur. Kosova sot është në rrezik, e ardhmja evropiane euroatlantike e Kosovës është në rrezik”, tha Çitaku.