Ekipi saudit përdorte më parë pajisje nga marka “Duneus”.
Al Nassr njoftoi mbrëmë se nga sezoni 2022/23 e tutje do të fillojë të përdorë pajisje të markës “Nike”, një ndryshim që do të ketë shumë të bëjë me ardhjen e Cristiano Ronaldos në klub në fillim të vitit.
Deri më tani, skuadra nga Riadi, e cila do të drejtohet nga Luís Castro, përdorte veshje dhe pajisje të markës saudite “Duneus”. Ky ndryshim do të fillojë në javët në vijim, përkatësisht në turneun që klubi do të bëjë në Japoni, në fund të këtij muaji, ku për herë të parë do të veshë “Nike”.



