Szoboszlai ka kompletuar kalimin e tij te Liverpooli.
The Reds kanë arritur marrëveshjen me Leipzig për 70 milionë euro, kurse hungarezi i është bashkuar edhe zyrtarisht anglezëve, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai ka nënshkruar kontratë që do ta mbajë në Anfield deri në vitin 2028.
Trajneri gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp komentoi mbi transferimin më të ri të skuadrës
“Gjëja e parë që duhet të them është t’i uroj mirëseardhjen te Liverpooli Dominikut. Unë e di sa i emocionuar është që na është bashkuar.
Është e rëndësishme që ai të kuptojë se ne jemi të gjithë po aq të emocionuar që e kemi atë.
I kemi disa njohuri për Dominikun si kundërshtar, pasi kemi pasur disa ndeshje shumë të vështira kundër Red Bull Salzburgut kur ai luante atje dhe mendoj se kushdo që i ndoqi ato ndeshje e kuptoi se edhe në atë fazë ai ishte një perspektivë vërtet interesante.”
Trajneri gjerman vazhdoi:
“Që atëherë ai ka bërë një rrugë të gjatë: u transferua te Leipzigu, bëri shumë mirë në Bundesligë, luajti për ekipin kombëtar hungarez dhe më pas u bë kapiten i ekipit të tij kombëtar në një moshë tepër të re.
Shpresoj se ai cilësitë e mëdha mund të sjellin shumë kënaqësi dhe gjithashtu na ndihmojnë të arrijmë rezultate. Megjithatë, nuk ka presion. Dominik është ende një lojtar shumë i ri. Ai ka ende shumë për të përmirësuar dhe kjo do të thotë se ka kuptim që të gjithë ne të jemi të duruar dhe t’i japim kohë dhe hapësirë për të lejuar që talenti i tij të shfaqet brenda ekipit tonë. Ai është një blerje për të tashmen dhe të ardhmen tonë.”
/GazetaBlic Sport.


