Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar ndaj deklaratës së Kurtit se masat e BE-së janë të padrejta, raporton Gazeta Blic.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se prioritet i Kurtit as në opozitë e as tani në pushtet nuk është prosperimi i vendit por vetëm pushteti ideologjik i tij.
Ajo ka thënë se aktualisht ne jemi shteti i vetëm evropian nën sanksione.
Postimi i saj i plotë:
Kosovës që i duhej perspektivë e qartë e afirmimit ndërkombëtar, çdo ditë po i mbyllet një derë, derisa Albin Kurti dhe garnitura e tij qeverisëse po na thonë se masat e BE-së janë të padrejta.
Por në këtë situatë, kur Kosova po vihet nën masa kufizimi, fare nuk ka rëndësi aspekti moral i çështjes, se kush ka të drejtë!?
Si në opozitë ashtu edhe në qeveri, prosperimi i vendit nuk ka qenë dhe nuk është prioriteti i Kurtit, por vetëm pushteti ideologjik i tij – pa zgjedhë mjete – edhe përmes fake news, dhunës dhe popullizmit.
Nga moskoordinimi me aleatët, në përshkallëzim e sanksione e drejt izolimit.
Kjo është fotografia aktuale e vendit tonë: I vetmi shtet evropian nën sanksione!
Krejt dhe drejt …autoritarizmit!


