Lajme

Shala tregon sfidat që e presin vendin pas masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës

07/02/2023 14:36
nga:Genita C

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala thotë se sfidat për Kosovën do të jenë edhe më të mëdha pas masave të BE-së ndaj Kosovës.

Shala në një prononcim për GazetaBlic paralajmëroi se do të ketë mungesë të investitorëve strategjik në Kosovë.

“Si ka mundësi një Qeveri të sillet në mënyrë të papërgjegjshme në raport me situatën ekonomike, në raport me partnerët ndërkombëtarë të cilët kanë ndihmuar në rritjen dhe zhvillimin e ekonomik dhe politik”, tha Shala.

“Pas kësaj situate, sfidat do të jenë akoma më të mëdha edhe në sferën politke dhe ekonomike dhe mund të hasim në situata të paparashikuara sa i përket tregut të punës”, shtoi Shala.

Shala theksoi se, këto masa do të kenë ndikim të madhë në pjesën sociale dhe zhvillimore të vendit.

“Në këto rrethana që jemi, nuk do të kemi investitorë strategjik përderisa ne jemi në kuadër të këtyre masave shtrënguese nga BE-ja.Do të kemi mungesë të investimeve të jashtme të cilat rrjedhimisht nuk i duhen asnjë shteti, lëre më Kosovës që kemi një ekonomi të varfër. Këto masa do të ndikojnë direkt në pjesën sociale dhe në pjesën zhvillimore të vendit”, tha Shala për GazetaBlic.

“SHBA-të e BE-ja të sanksionojnë edhe Kurtin, politika e tij nuk e bën shtet evropian Kosovën”

Kurti për masat e BE-së: Të padrejta – s’ka kompromis as me sundimin e ligjit as me kushtetutshmërinë e Kosovës

“Kosova s’ka qenë kurrë më keq ndërkombëtarisht, Qeveria në rrugë të gabuar”, reagimet e opozitës pas masave të BE-së ndaj Kosovës