Deputeti i partisë në pushtet, Gramos Agusholli i është kundërpërgjigjur kritikave të opozitës në lidhje me masat që Bashkimi Evropian mori ndaj Kosovës.
Agusholli në një prononcim për GazetaBlic tha se, opozita nuk dinë ta dallojë interesin e shtetit nga politikat ditore.
Sipas tij, kritikat e partive opozitare janë pa alternativë.
“Opozita kosovare e ka një problem thelbësor, e ai është që interesin e shtetit nuk dinë ta dallojnë nga politikat ditore. Për më tepër kritikat e tyre janë pa alternativë. Ka vetëm problem, por nuk ka zgjidhje”, tha ai.
Agusholli tha se, opozita është shumë hapa kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti pasi sipas tij, po tregojnë që integriteti territorial, është diçka dytësore.
“Pa dashur të jem cinik, unë konsideroj që opozita është hapa prapa kryeministrit. Kosova Po synon që ta ruaj territorin e saj, por njëjohësisht t’i ruaj edhe partnerët ndërkombëtarë. Opozita fatkeqësisht, po tregon që integriteti territorial, është diçka dytësore, me rëndësi është vetëm partneriteti me miqtë tonë ndërkombëtarë”, tha Agusholli për GazetaBlic.


