Mbrojtësi i Romës, Roger Ibanez ishte i ftuar në programin “Bola nas Costas” në Rede Atlantida, ku dha disa deklarata interesante për trajnerin portugez, Jose Mourinho.
Liga e Konferencave dhe Europa League?
“Ne që në fillim kishim synimin për të fituar si Europa League këtë vit ashtu edhe Conference League që ishte historike pasi ishte edicioni i parë i asaj gare. Në Itali ka Serie A, Coppa Italia dhe Kupat e Europës. Mendoni para së gjithash për kampionatin dhe nëse përfundoni në katërshen e parë kualifikoheni në Champions League, ndërsa nëse përfundoni i pesti apo i gjashti shkoni në Europa League apo Konferencë”, transmeton GazetaBlic Sport.
Scudetto?
“Kjo është ëndrra e të gjithë tifozëve. Roma është një klub gjigant, kështu që ju tashmë e dini presionin që tifozët do të bëjnë mbi ju sepse ata janë shumë të pasionuar, kështu që është normale. Gjëja e rëndësishme është të jepni maksimumin tuaj për të provuar dhe për të fituar. ”
Si është Jose Mourinho?
“Sensacional. Ai është qesharak sepse ka lindur bipolar (thotë duke qeshur): një ditë buzëqesh dhe tjetrën nuk mund të thotë as mirëmëngjes. Nëse fiton dy ndeshje radhazi, ai është gati të të përqafojë. Unë flas portugalisht me të“, përfundoi Ibanez.
/GazetaBlic Sport.


