Sporti

Manchester United ‘këmbëngul’ për Amrabat – i ofron dyfishin e pagës që ka te Fiorentina

07/01/2023 17:47
nga:E K

Manchester United thuhet se është gati të dyfishojë pagën e Sofyan Amrabat, por Fiorentina kërkon një minimum prej 30 milionë euro për të shitur ndërkombëtarin maroken dhe ka edhe klube të tjera të interesuara.

Ai pritet të largohet këtë verë, pasi lojtari tashmë ishte përpjekur të detyronte një transferim te Barcelona në janar, kur katalanasit nuk ishin në gjendje të përmbushnin çmimin e kërkuar, transmeton GazetaBlic Sport.

Këtë herë, Atletico Madrid dhe Milan kanë treguar një interes të fortë për të siguruar shërbimet e Amrabat, me konkurrencë edhe nga skuadrat Saudite Pro League.

Megjithatë, RAI Sport pretendon se Manchester United ka rënë dakord për kushtet personale me Amrabat duke i ofruar dyfishimin e pagës së tij aktuale.

Lojtari mbush 27 vjeç muajin e ardhshëm dhe është nën kontratë deri në qershor 2024, por me një opsion për ta vazhduar edhe për një vit.

/GazetaBlic Sport/