Sporti

Rilind Nimani afër kalimit tek Prishtina, mungon vetëm firma

07/01/2023 17:22
nga:E K

Rilind Nimani është shumë afër transferimit të FC Prishtina.

Burime të “GazetaBlic Sport” mësojnë se palët janë në bisedime të avancuara dhe zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të ndodhë së shpejti.

Nimani sezonin e fundit e kaloi te Trepça ’89, kurse më parë kishte luajtur edhe për skuadra të tjera si FC Keku.

Prishtina ka ndryshuar shumë lojtarë në formacion, duke pasur largime dhe afrime të ndryshme. Së fundmi u largua Bujar Pllana, kurse transferimi më i fundit i ekipit nga kryeqyteti është Ermal Veliqi nga Drenica.

/GazetaBlic Sport/