Sporti

Napoli në kërkim të zëvendësuesit të Kim, Konate mund të jetë partneri i ri i Amir Rrahmanit në mbrojtje

07/01/2023 17:36
nga:E K

Napoli po kërkon një qendërmbrojtës të ri.

Pasi tashmë është e ditur që Kim do të largohet nga kampioni i Italisë në drejtim të Bayern Munich, napolitanët po kërkojnë zëvendësuesin e jugkoreanit, shkruan GazetaBlic Sport.

“Correire dello Sport” raporton se Ibrahima Konate është objektivi kryesor i skuadrës italiane.

Liverpool e vlerëson mbrojtësin me 40 milionë euro, kurse Napoli ka opsione të tjera në rast se nuk arrihet transferimi i Konate.

Robin Koch i Leeds United dhe Max Kilman i ëolves janë dy opsionet e tjera të Napolit.

/GazetaBlic Sport/