Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës, pas përjashtimit të Kosovës nga Programi i Evropës Digjitale të BE-së, raporton Gazeta Blic.
Ai k theksuar se kjo është dështim poshtrues i Qeverisë Kurti dhe fitore kolosale e Serbisë.
“Përjashtimi i Kosovës nga Programi i Evropës Digjitale të BE-së është dështim poshtrues i Qeverisë Kurti dhe fitore kolosale e Serbisë, kur kjo amnistohet dhe Kosova sanksionet. Bashkimi Evropian ka sanksinuar dy vende, vitin e kaluar Rusinë dhe dje Kosovën!”, ka shkruar ai.

Ndryshe, drejtuesit e instutucioneve, kryeministri Kurti, presidentja Osmani e kryekuvedari, Konjufca ende nuk e kanë thënë asnjë fjalë.
Për më shumë lexojeni tekstin në vijim:
Kosova mbetet jashtë Programit të Evropës Digjitale: Kurti, Osmani e Konjufca asnjë fjalë


