Sporti

Bale zbulon detajet, Ronaldo përplaste atletet sa herë që nuk shënonte

07/01/2023 09:22
nga:Mergim Rreci

Gareth Bale, ishte pjesë e Real Madridit në kohën e artë të kësaj skuadre.

Ai ishte pjesë e treshes me Benzema dhe Ronaldo, duke fituar gjithçka që ishte për t’u fituar, përcjell GazetaBlic Sport.

Së fundmi, Bale është rikthyer të flasë për marrëdhënien e treshes te Reali ndërsa zbuloi se Ronaldo ishte ai i cili mërzitej më shumë nëse nuk shënonte, edhe pse uellsiani e theksoi se kishte një marrëdhënie të mirë me CR7.

“Ishte bukur të luaja me Ronaldon. Sigurisht ai kishte ato momentet e tij, kishte raste kur nervozohej nëse nuk shënonte. Mund të fitonim një ndeshje me rezultatin 5-0, por nëse Ronaldo nuk kishte shënuar atëherë përplaste atletet në dhomat e zhveshjes dhe e bënte të qartë se ai nuk ishte kënaqur dhe nuk mund të festonte për tre pikët. Por, përtej të gjithave, Ronaldo ishte një djalë i këndshëm dhe nuk kam pasur probleme me të”, u shpreh Bale.