Trajneri kosovar Arbnor Rifati dhe gjyqtari Daut Mehmeti janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën akuzat për kurdisje të ndeshjeve.
‘GazetaBlic’ mëson se Drejtoria e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës ka kryes sot (e premte) një aksion në qytetin e Prizrenit, duke prangosur Rifatin dhe Mehmetin.
‘GazetaBlic’ ka kontaktuar Policinë e Kosovës, atje ku u konfirmua shoqërimi i tre personave.
“Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike, ka realizuar dy operacione të ndara, në tri rajone si në Prishtinë, Prizren dhe Pejë.
Operacionet policore deri më tani kanë rezultuar me shoqërimin e tre personave të dyshuar.
Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndermerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësise.
Pas përfundimit të operacioneve, do të bëhen të ditura informacionet shtesë”, thuhet në përgjigjen nga Policia e Kosovës
/GazetaBlic Sport/


