Sporti

Trajneri Arbnor Rifati dhe gjyqtari Daut Mehmeti arrestohen nën akuzat për kurdisje

06/30/2023 13:01
nga:Mergim Rreci

Sipas informacioneve të fundit, trajneri Arbnor Rifati dhe gjyqtari Daut Mehmeti janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën akuzat për kurdisje të ndeshjeve.

‘GazetaBlic’ mëson se Drejtoria e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës ka kryes sot (e premte) një aksion në qytetin e Prizrenit, duke prangosur Rifatin dhe Mehmetin.

‘GazetaBlic’  ka kontaktuar Policinë e Kosovës, por që ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.