Sporti

Zyrtare: Menaxheri i akademisë së Interit largohet pas 33 vitesh

06/30/2023 10:48
nga:Mergim Rreci

Menaxheri i akademisë së Interit, Roberto Samaden është larguar zyrtarisht nga klubi, 33 vjet pasi filloi punën për Nerazzurrët.

57-vjeçari italian mbërriti në klub në vitin 1990. Në vitin 2005 ai u emërua Shef i Aktiviteteve Grassroot dhe pesë vjet më vonë u bë drejtor i Elite Academy, transmeton GazetaBlic Sport.

Nën drejtimin e Samaden, Akademia Nerazzurri Elite fitoi 19 trofe, duke përfshirë katër tituj, Kupa të Istalisë dhe pesë trofe Superkupe. Në vitin 2019, UEFA i dha akademisë ‘Çmimin e Argjendtë – Klubi më i mirë Profesional’ në Grassroots Awards.

Disa raporte mediatike sugjerojnë se Samaden po largohet nga Interi pas vendimit të presidentit Steven Zhang për të reduktuar investimet në sistemin e të rinjve.