Lajme

Vdekja e 17-vjeçarit, Franca do të vendosë 40,000 policë përballë protestusve

06/29/2023 17:16
nga:Y I

Qeveria ka njoftuar se do të vendosë gjithsej 40,000 policë dhe xhandarë këtë mbrëmje, nga të cilët 5,000 vetëm në Paris për t’u përballur me rrezikun e trazirave të mëtejshme të lidhura me vrasjen e 17-vjeçarit nga Nanterre dy ditë më parë.

Forcat e rendit tha ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin do të jenë “katër herë më shumë” se natën e kaluar, gjatë së cilës përplasjet dhe dëmet u shtrinë në të gjithë vendin dhe në disa raste ishin veçanërisht të rënda.

Ai theksoi se është hapur një hetim “kundër një polici dhe jo kundër policisë.

“Le të bëjmë thirrje të gjithëve për qetësi, që t’u kushtojmë vëmendje fjalëve që shqiptojmë”- përfundoi ai.