Sporti

Kombëtarja e Shqipërisë ngjitet për 3 pozita në renditjen e FIFA-s

06/29/2023 11:41
nga:Mergim Rreci

FIFA ka publikuar ranglistën e re të kombëtareve.

Kombëtarja e Shqipërisë e ka përmirësuar renditjen e saj për 3 pozita, kjo pas dy fitoreve të arritura në kualifikueset e Kampionatit Evropian, shkruan GazetaBlic Sport.

Shqipëria pozicionohej në vendin e 68’të, kurse në ranglistën e re zë vendin e 65-të.