Lajme

Prishtinë: Vajza rrihet nga babai dhe vëllai në ditën e Bajramit

06/29/2023 10:27
nga:E K

Në ditën e Bajramit është rrahur një vajzë nga babai dhe vëllai, më pas janë arrestuar të dy.

Rastin e ka konfirmuar Policia.

Të dy të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Ndërsa si pasojë e sulmit vajza ka marrë tretmane mjekësore.

Raporti i plotë i Policisë:

“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga prindi dhe vëllai i saj. Viktima ka pranuar tretma mjekësor ndërsa, të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”. /GazetaBlic/