Lajme

Sveçla uron qytetarët për Kurban Bajram, në veçanti përmend policët dhe gazetarët

06/28/2023 08:15
nga:G B

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka uruar të gjithë qytetarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Sveçla në këtë ditë feste ka uruar në veçanti policët, sidomos ata që janë në detyrë.

“Dëshiroj të veçoj në këtë urim Policët e Kosovës, e sidomos ata që janë në shërbim. Puna e institucioneve të rendit mundëson që qytetarët tanë, pa dallim feje apo etnie, të jetojnë, të punojnë e të festojnë të qetë”, u shpreh ai.

Gjithashtu, ai ka uruar edhe gazetarët.

“Njëkohësisht uroj edhe gazetarët, sidomos ata që janë në shërbim në terren. Është vërtetuar kohët e fundit se raportimet objektive nga gazetarët e terrenit, ndihmojnë në mbarëvajtjen e qetësisë publike dhe në zbatimin e ligjit”, ka shkruar Sveçla në Facebook./teve1.info/