Lajme

Përfundon i qetë tubimi i serbëve në veri

06/27/2023 12:44
nga:G B

Në veri të vendit ka përfunduar tubimi i serbëve për të shënuar festën e cila njihet si “Vidovdani”.

Tubimi zgjati vetëm disa minuta, ndërsa serbët pjesëmarrës u shpërndanë të qetë.

Situata ishte nën vëzhgimin e karabinierëve italianë dhe nga Policia e Kosovës, të cilët situatën e përcillnin nga Ura e Ibrit.