Portieri i njohur kosovar, Visar Bekaj do të bëhet shpejtë me skuadër të re.
Bekaj ishte pjesë e skuadrës së madhe shqiptare, Tirana nga viti 2020 deri në fund të këtij sezoni, ku kishte paraqitje të shkëlqyeshme dhe u shpall herë portieri më i mirë i vitit.
Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se portieri 26 vjeçar sot ka marrë rrugë për në Turqi, ku edhe pritet të luajë vitin e ardhshëm.
Bekaj sot udhëton drejt Turqisë, teksa më pas pritet të bëjë transferimin tek skuadra e njohur, Hatayspor.
Kujtojmë se trajneri Volkan Demirel ishte në Shqipëri gjatë edicionit të kaluar, ku edhe e përcolli nga afër portierin e kombëtares së Kosovës.
Zyrtarizimi i tij tek klubi turk pritet të bëhet së shpejti.
/GazetaBlic Sport