Rinovimi i Luka Modric për një sezon tjetër, i njoftuar zyrtarisht këtë të hënë nga Real Madridi, nënkupton se lojtari mund të luajë tek klubin spanjoll deri të ketë 38 vjet e 10 muaj.
Sipas Marca, numri 10 kroat në atë kohë do të jetë vetëm tre muaj larg tejkalimit të rekordit të vendosur nga Ferenc Puskás, lojtari më i vjetër që ka veshur fanellën e ‘madrilenëve’ në ndeshjet zyrtare.
Rekordi ishte vënë në 8 maj 1996, në një ndeshje të Copa del Rey kundër Betis: Ai ishte 39 vjeç e 36 ditë.
Modric, i cili më 9 shtator mbush 38 vjeç, do të jetë së paku në vendin e dytë në ‘rangun’ e veteranëve që kanë luajtur për Real Madridin. Krahas hungarezit Puskas, kroati është përpara Di Stefanos (37 vjeç e 268 ditë) dhe dy portierëve, Dudek (38 vjeç e 59 ditë) dhe Buyo (38 vjeç e 63 ditë). Në kushte normale, të gjithë duhet të kapërcehen nga Modric gjatë sezonit të ardhshëm.
/GazetaBlic Sport


