Sporti

Pas Loftus Cheek, Milani po diskuton me Chelsean edhe për transferimin e Pulisic

06/26/2023 19:32
nga:L J

Milani shpreson të bëjë një marrëveshje të dyfishtë me Chelsean për Ruben Loftus-Cheek dhe Christian Pulisic.

Diavolo janë nën presion për të sjellë përforcime pasi tifozët u zemëruan me shitjen e Sandro Tonalit te Newcastle United për 80 milionë euro duke përfshirë shtesat. Burime të shumta nga mediat italiane janë të sigurta se një marrëveshje është bërë me Chelsean për të nënshkruar me Loftus-Cheek.

Tani Tuttomercatoweb dhe Calciomercato.it vënë në dukje se Milani po diskuton gjithashtu sulmuesin Pulisic me Chelsean, pasi sulmuesi amerikan do më shumë minuta.

/GazetaBlic Sport