Dardan Jashari është larguar nga FC Liria.
Lojtari konfirmoi largimin nga skuadra e Lirisë pak më parë.
Jashari karrierën do ta vazhdojë te skuadra kosovare, FC Suhareka, mëson GazetaBlic Sport.
FC Suhareka ka qenë aktive në afatin kalimtar, ku edhe siguroi si trajner të tyre, Granit Begollin, ish trajnerin e Feronikelit ’74.


