Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka reaguar pas lirimit të tre policëve të Kosovës nga paraburgimi në Serbi.
Ai tha se përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë, ndërsa i ka bërë thirrje Kosovës për shtensionim të situatës dhe kthimin te dialogu.
Po ashtu ai tha se Edi Rama ka përgjegjësi në bllokimin e zhvillimeve pozitive dhe zgjidhjes së konflikteve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Një akt i paprecedentë që nga vitet ’50 gjer sot, pra i pa precedentë dhe në kohët e Ballkanit të diktaturave komuniste, siç ishte rrëmbimi në territorin e Kosovës, i tre anëtarëve të Policisë së Kosovës, u zgjidh. Tre anëtarët e Policisë së Kosovës, me një vendim politik të urdhëruar Gjykata e Kralevës i liroi ata. Me këtë rast, dua të falënderoj shumë, qeverinë e SHBA-së, BE-në, NATO-n dhe kryeministrin e Hungrisë, Viktor Orban të cilët kërkuan lirimin pa kushte dhe të menjëhershëm të policëve shqiptarë të Kosovës.


