Mac Allister është transferimi më i ri i Liverpoolit.
Kampioni i Botës me Argjentinën u transferua nga Brighton në Anfield pak javë më parë për një shumë prej 40 milionë eurosh, shkruan GazetaBlic Sport.
Numrat 8 dhe 10 ishin numrat e disponueshëm për të te Liverpooli, por argjentinasi vendosi që në fanellën e tij ta bartë numrin 10 dhe për këtë ka treguar edhe arsyet.
Sipas tij, fanella me numrin 8 ka një peshë shumë të madhe te Liverpooli për shkak të legjendës, Steven Gerrard.
“Një ditë, po flisja me babanë tim kur ai më pyeti se çfarë numri do të vishja te Liverpooli. E dija se kishte disa numra në dispozicion, duke përfshirë 10 dhe 8. Fanella me numrin tetë është një numër shumë i rëndësishëm në atë klub për shkak të Gerrard, kështu që hezitova pak. Përfundova duke zgjedhur 10-shin, por tetë është një numër që më pëlqen shumë dhe ka një histori në klub.”, tha Mac Allister.
/GazetaBlic Sport/


