Skuadrat arabe nuk po ndalen në merkaton verore.
Pas emrave si Brozovic e Benzema, edhe Roberto Firmino mund ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite, shkruan GazetaBlic Sport.
Sipas Fabrizio Romanos, Al Ahli është në bisedime të avancuara me ish yllin e Liverpoolit.
Al Ahli po përgatitet për testet mjekësore të brazilianit, dhe nëse ai i pranon kushtet e kontratës marrëveshja mund të mbyllet brenda kësaj jave.
/GazetaBlic Sport/


