Struga pati një sezon për të mos u harruar duke u shpallur kampion në ligën elitare të Maqedonisë së Veriut.
Me këtë arritje skuadra shqiptare, arriti që të sigurojë një vend për në kualifikimet e sezonit të ri në Champions League.
Për këtë arritje dhe kualifikimet e Champions League aty ku Struga përballet me Zalgiris me 12 korrik, ka folur për “GazetaBlic Sport“, Flamur Tairi.
Kishim një sezon fantastik bëmë historinë me FC Strugën për herë të parë u shpallëm kampion. Për mua personalisht është kënaqësi dhe krenari e madhe të shpallem kampion me qytetin ku jam lindur e rritur. FC Struga është ekip i ri dhe për një kohë të shkurtër ka arritur majat e futbollit në Maqedonin e Veriut dhe ndihem krenar me këto arritje sepse këtu jam 7 vjet dhe kam qenë pjesë e të gjitha sukseseve të Strugës.
Si ekip i ri që jemi pa eksperiencë në arenën ndërkombtare kjo është pjesmarja jonë e dytë në Europë dhe e para në Champions League. Shpresojmë të bëjmë më të mirën të paraqitemi denjësisht. Ekipi i Zalgiris është ekip me mjaft eksperiencë dhe me shumë kualitet ne e vlerësojmë dhe do të përgatitemi mirë për këtë ndeshje. Kemi besim te ekipi jonë te kualiteti jonë dhe poashtu kemi mjaftë lojtarë me eksperiencë në ndeshje europiane poashtu kemi edhe një trajner që ka eksperiencën e duhur për të kaluar raunde në garat europiane“, përfundoi Tairi për GazetaBlic Sport.

/GazetaBlic Sport/


