Lajme

Një i vdekur dhe një i lënduar në autostradën “Ibrahim Rugova”

06/25/2023 08:51
nga:G B

Një person ka vdekur dje në autostradën “Ibrahim Rugova” pasi është rrokullisur vetura të cilën po e drejtonte.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Po ashtu si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar edhe një pasagjer i cili është dërguar për trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Insitutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.