Lajme

Kreu i VV-së në Pejë, Kelmendi: Pasojat, papërgjegjësi e Qeverisjes komunale

06/25/2023 07:43
nga:G B

Kryetari i Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ në Pejë, zv/Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Taulant Kelmendi, ka reguar pas ngjarjes së vërshimeve në komunën e Pejës, pasojë e së cilës u shënuan dy viktima brenda një familjeje, në Bashkësinë Territoriale  ‘Asllan çeshme’ të kësaj komune.

Kelmendi i VV-së, për ngjarjen dhe epilogun, e ka bërë me përgjegjësi qeverisjen komunale të Pejës, ku sipas tij, vetëm në tre muajt e fundit kjo situatë po përseritët për herë të katërt.

Reagimi i plotë:

Vërshimet që po ndodhin në Pejë nuk janë fatkeqësi natyrore të paparashikueshme por rrjedhojë e mungesës së planifikimit infrastrukturor dhe ndërtimit të sistemeve për parandalimin e këtyre situatave.

Vetëm në tre muajt e fundit kjo situatë po përseritët për herë të katërt.

Bashkëndjejmë me shumë familje që po pesojnë për mungesë të përgjegjësisë nga qeverisja e Komunës së Pejës.’-thuhet në reagim.