Sporti

‘Goditje’ për skuadrën e Kukësit, arrestohet Safet Gjici

06/24/2023 19:01
nga:Mergim Rreci

Presidenti i nderit i Kukësit, Safet Gjici është vënë në prangat e policisë pasditen e sotme me urdhër të SPAK.

Lajmi bëhet me dije nga gazetari i Panorama TV. Mësohet se Gjici është vënë në prangat nën akuzë për korrupsion sipas nenit 260, gjatë kohës kur ka drejtuar Bashkinë e Kukësit.

Pak ditë më parë ai dha dorëheqjen pasi u përfshi në një skandal seksual, video e të cilit u përhap në rrjetet sociale.

Më pas Gjici shfaqet duke biseduar me vajzën me të cilën kryen marrëdhënie seksuale, për një tender për qentë e rrugëve dhe autorizon nënkryetarin e bashkisë të lidhë marrëveshje me të nën emrin e Bashkisë së Kukësit.