Kapiteni i Drenicës, Shkëlzen Lushtaku ka treguar lidhjen e tij të madhe vazhdimisht me klubin nga Skenderaj.
Lushtaku ka qenë pjesë e skuadrës që nga fëmijëria, duke kontribuar në çdo lloj situate që kanë kaluar kuqezinjtë.
Fatkeqësisht, Drenica e humbi statusin e skuadrës së Superligës, që nënkupton se vitin tjetër do të luajë në Ligën e Parë.
Shumë futbollistë janë larguar nga skuadra, kurse deri më tash nuk ka asnjë shenjë organizimi nga drejtuesit.
‘GazetaBlic Sport‘ mëson se ka interesim nga disa skuadra për kapitenin Lushtaku, i cili pritet të largohet pas një kohe të gjatë nga Drenica.
Ende nuk ka ndonjë vendim përfundimtar nga ana e tij, por në rast se gjërat shkojnë në këtë mënyrë, Lushtaku do të luajë vitin tjetër me fanellën e një skuadre tjetër.
/GazetaBlic Sport/


