Skuadrat kosovare kanë mësuar kundërshtarët e tyre në kualifikimet e garave evropiane.
Dukagjini do të luaj në Conference League aty ku do të ketë punë me skuadrën nga Gjibraltari, Europa FC, shkruan GazetaBlic Sport.
Lojtari i Dukagjinit, Ilir Syla ka folur për GazetaBlic Sport në lidhje me kualifikimet e kësaj gare.
Syla tha se çdo ndeshje në garat evropiane është e vështirë duke potencuar se do të kërkojnë maksimumin nga këto kualifikime.
“Në garat europiane asnjë ekip nuk është i lehtë për t’u kaluar, ne kemi besim në ekipin tonë dhe në çdo ndeshje futemi për fitore”, tha fillimisht ai.
Dukagjini do të ketë përballje të fortë në xhiron e dytë në rast se kualifikohet tutje, pasi në raundin tjetër i pret skuadra kroate, NK Rijeka.
Syla tha se fillimisht do të fokusohen në ndeshjen e parë ndaj Europa FC e më pas do të mendojnë për tjerat.
“Nuk do të mendojmë për raundin e dytë pa e kaluar të parin, do t’i marrin ndeshjet me radhë. Shpresojmë që ta bëjmë krenar gjithë Kosovën me paraqitjet tona”, përfundoi Syla për ‘GazetaBlic Sport’.


