Skuadra e Dritës ka prezantuar transferimin e radhës.
‘Intelektualët’ kanë zyrtarizuar ardhjen e futbollistit bullgar, Dilyan Georgiev, transmeton GazetaBlic Sport.
Georgiev luan në pozitën e mbrojtësit të djathtë dhe sezonin e fundit luajti me ekipin e Sportis Svoge në ligën e parë të Bullgarisë , atje ku brenda një sezoni zhvilloi 34 ndeshje.