Lajme

Çeku: Vazhdojnë punimet në kullën e Ministerit në Pejë

06/23/2023 21:43
nga:Astrit Gashi

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka njoftuar se janë duke vazhduar punimet në kullën e Ministerit në Pejë.

Ministri Çeku njofton se këto punime po vazhdojnë “me intisitet të lartë”.

“Edhe një monument i rëndësisë së veçantë po merr formë duke shpëtuar nga degradimi”, ka shkruar ai.