Liridon Leci është zyrtarizuar si trajner i skuadrës së Flamurtarit.
Leci ishte trajner i juniorëve tek kjo skuadër në edicionin që shkoi, përcjell GazetaBlic sport.
“Me përvojën e tij si futbollist i dalluar, me karrierë të bujshme brenda dhe jashtë vendit, Liridoni do t’i jap vlerë të shtuar klubit si shef i shtabit”, thuhet në njoftimin e klubit.


