Lajme

“Lirimi i tre policëve të kidnapuar dhe serbëve të arrestuar në Veri “/ Nyja që BE-ja nuk po mund ta zgjidh për dialogun Kosovë Serbi

06/23/2023 12:02
nga:N M

Bashkimi Evropian, saktësisht dy diplomatët e lartë Josef Borrel dhe Miroslav Lajcak nuk po arrijnë assesi t`i bindin kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuciq, që të “ulin” së bashku në një tryezë për të vazhduar zbatimin e marrëveshjes së pa nënshkruar mes palëve, raporton Gazeta Blic.

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës është i ‘betonuar’ në qëndrimin e tij, se pa lirimin e tre policëve të Kosovës që u kidnapuan tash e ditë nga policia serbe brenda territorit të Kosovës, nuk do të ketë ‘progres’ për zbatimin e marrëveshjes bazuar në planin franko gjerman.

Derisa Kurti po insiston në qëndrimin e tij, është presidenti serb Vuciq që po thuajse ka një kërkesë ‘të ngjashme’ – lirimin e menjëhershëm të disa serbëve që u arrestuan në veriun e Kosovës e që ushtruan dhunë ndaj KFOR, policisë së Kosovës dhe gazetarëve.

Por për kërkesën e Vuciqit nuk është se ka ndonjë thirrje nga bashkësia ndërkombëtare për serbët e arrestuar, por që ka një kërkesë decidive ndaj tij nga SHAB dhe BE për lirimin e menjëhershëm dhe pa kusht të tre policëve të Kosovës që u kidnapuan në pjesën e Kosovës.

Aleksandër Vuçiqit me gjasë thirrjet e vazhdueshme për këtë rast nga Amerika dhe Bashkimi Evropian ‘po i hyjnë në njërin vesh e po i dalin në të tjetrin’.

Krejt kjo pasi që policët e kidnapuar vazhdojnë të mbahen në paraburgim.

Dje gjatë ditës në Bruksel pati një takim ndaras mes BE- Kosovës dhe Serbisë.

Në një tavolinë Josef Bolell e Miroslav Lajçak nuk arritën që t`i ulin Kurtin e Vuciq.

Maliqi: Kurti nuk ka më kredibilitet për të vendosur kushtëzime në dialog, jemi në prag të sanksioneve nga SHBA dhe BE!

Ata i takuan ndaras secilin veç e veç.

Të dy diplomatët e BE që janë të angazhuar në dialogun Kosovë Serbi u shprehen optimistë se palët janë zotuar për deeskalim të situatës në veri, por që bazuar në atë që tha Kurti e Vuçiq – palët duket se janë shumë larg.

Gjendja vazhdon të jetë e njëjtë.

Policët e Kosovës janë ende në paraburgim përderisa protestat po vazhdojnë në tri komunat veriore të Kosovës për të kundërshtuar kryetarët e zgjedhur shqiptar.

Njësitet e Policisë së Kosovës vazhdojnë të qëndrojnë në këtë pjesë të Kosovës.

Deri në një moment kur Aleksandër Vuciq mund t`i bindet kërkesave për lirimin e tre policëve të Kosovës të bashkësisë ndërkombëtare,
situatë do do të vazhdojë të jetë e njëjtë.

Zgjedhje të parakohshme e lirim i tre policëve, gjithçka u tha dje pas takimeve në Bruksel

Kurti për gazetën gjermane: S’jam kokëfortë, jam parimor

Gërvalla: Takimi Kurti-Borrell ka prodhuar rezultate të reja pozitive për Kosovën