Sporti

Zyrtare: Ermal Veliqi lojtar i Prishtinës

06/23/2023 11:48
nga:E K

Ermal Veliqi është transferimi më i ri i Prishtinës.

Skuadra nga kryqyteti ka konfirmuar transferimin e Veliqit nga KF Drenica e cila këtë edicion nuk mbijetoi në Superligë duke rënë në Ligën e Parë të Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.

21 vjeçari ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me Prishtinën.

Ai u shpreh i lumtur që i është bashkuar Prishtinës.

“Prishtina është klub i madh dhe me shumë traditë. Gjithmonë kam pasur dëshirë që të luaj për Prishtinën. Në këtë afat kalimtar kam pasur edhe shumë oferta të tjera, por atë të Prishtinës nuk mund ta refuzoja. Besoj se te Prishtina do të kaloj shumë mirë, ambienti duket pozitiv. Synimet me Prishtinën janë që të fitojmë trofe”.

/GazetaBlic Sport/