Lajme

Mbi 100 mijë kosovarë presin epilogun e padive të tyre civile

06/23/2023 11:27
nga:Y I

Duhen mesatarisht 5 vjet e tre muaj pritje për trajtimin e një padie civile nga gjykatat e Kosovës.

Ngërçit të drejtësisë civile i kanë kontribuar veçanërisht paditë nga punonjësit e arsimit dhe shëndetësisë lidhur me kontratat kolektive, por edhe mosefikasiteti dhe numri i vogël i gjyqtarëve në raport me lëndët.