Sporti

Liverpool pas Chiesa-s, Klopp e dëshiron sulmuesin italian në Anfield

06/23/2023 09:51
nga:E K

Burime të shumta në Itali pretendojnë se trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp është shumë i interesuar për yllin e Juventusit, Federico Chiesa dhe është gati të rivalizojë Newcastle-n për nënshkrimin e tij.

Italiani mund të largohet nga Allianz Stadium në afatin kalimtar të verës, transmeton GazetaBlic Sport.

Edicionet e shtypura të së premtes të La Gazzetta dello Sport dhe Tuttosport pretendojnë se disa klube të Premier League janë të interesuara për yllin e Bianconerëve, veçanërisht Newcastle dhe Liverpool.

Klopp është veçanërisht i interesuar për Chiesa. Tekniku gjerman është një adhurues prej kohësh i 25-vjeçarit që i kanë mbetur edhe dy vite kontratë në Torino.

Agjenti i Chiesa-s thuhet se ka kërkuar një marrëveshje të re 7 milionë euro në vit, plus 1 milionë euro bonuse, një shumë që Juventus ‘nuk mund dhe nuk dëshiron ta përballojë’ pretendon Gazzetta.

Prandaj, shitja e Chiesa-s është në kartat veçanërisht duke marrë parasysh që Bianconerëve u duhen rreth 100 milionë euro për të kompensuar mungesën e të ardhurave të Ligës së Kampionëve në sezonin 2023-2024.

Sipas Gazzetta-s, Liverpooli e vlerëson Chiesa-n në 40-45 milionë euro, ndërsa çmimi i kërkuar i Juventusit është rreth 60 milionë euro.

/GazetaBlic Sport.