Sporti

Lewandowski po e mendon pensionimin, mund ta mbyllë karrierën te Barcelona

06/22/2023 13:16
nga:E K

Sulmuesi polak Robert Lewandowski, 34 vjeç, ka folur për të ardhmen e tij dhe mundësinë e pensionimit te Barcelona.

“Është shumë e mundur që të përfundojë karrierën e tij në Barcelonë, në të cilën jam i lumtur. Prandaj, dua të përmbush kontratën. Vetëm pasi ta përfundoj, do të pyes veten nëse dua të vazhdoj të luaj”, ka pranuar ai për Mundo Deportivo, transmeton GazetaBlic Sport.

Ai shpjegoi edhe arsyen e shënimit të vetëm 33 golave për kampionët spanjollë, në ndryshim nga 50 në sezonin e fundit që luajti për Bayernin.

“Më duhej të përqendrohesha në një rol tjetër. Xavi? Ai e di se çfarë i duhet ekipit dhe po rritet. Ai ka një ide shumë të qartë për futbollin, por nuk hyn në detaje sa Pep”, tha Lewandowski.

/GazetaBlic Sport/