Lajme

Kosova lejon hyrjen e kamionëve me mallra joserbe

06/21/2023 19:17
nga:Astrit Gashi

Në pikën kufitare mes Kosovës e Serbisë, në Merdar, po lejohet hyrja e kamionëve me targa serbe, por të cilët bartin mallra nga shtetet e tjera.

Ndërkohë, kamionët me targa serbe që bartin mallra serbe, vazhdon të mbesin të bllokuara pasi Qeveria e Kosovës ka vendosur që ata të mos hyjnë në territorin e Republikës.

Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndalojë hyrjen e kamionëve me targa të serbisë si shenjë reagimi për kidnapimin e tre policëve kufitarë të Kosovës nga ana e Njësitit Special të Policisë së serbisë, rast ky që ndodhi disa ditë më parë.

Policët ende po mbahen në paraburgim në serbi kurse faktori ndërkombëtar i ka bërë thirrje serbisë t’i lirojë ata menjëherë dhe pa kushte. /RTK