Lajme

Hapet Qendra e Mjekësisë Familjare në Veternik

06/21/2023 17:40
nga:Astrit Gashi

Kryetari i Prishtinës Perparim Rama, përmes një postimi në Facebook tha se sot kanë hapur QKF në Lagjën e Veternikut në Prishtinë.

Ai shtoi se projekti u mundësua falë përpjekjeve, veçmas nga Drejtoria e Shëndetësisë e drejtorit të saj Izet Sadiku.

Po ashtu Rama tha se të gjithë banorët e kësaj lagjeje mund të marrin shërbie te ndryshme në ketë QKF.

“Lagjen Veternik të #Kryeqytetit e bëmë me Qendër të Mjekësisë Familjare. Nga sot e tutje të gjithë banorët e kësaj zone mund të marrin shumë shërbime në këtë QMF nga stafi i përkushtuar i profesionistëve shëndetësor në mjekësi familjare, vaksinim, radiologji, mamografi si dhe mund të bëjnë analiza laboratorike. Qendra e Mjekësisë Familjare në Veternik ofron edhe shërbimin urgjent. Ky projekt u mundësua falë përpjekjeve kolektive, veçmas nga Drejtoria e Shëndetësisë e drejtorit të saj, Izet Sadiku. I ndamë mirënjohje të veçantë drejtorit të parë të QKMF-së, dr. Bajram Tahiri dhe të gjithë të angazhuarëve në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë në zhvillimin e shëndetësisë në Prishtinë”, ka shkruar ai.