Skuadra e Gjilanit ka njoftuar se ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Zekrija Ramadani, pasi ky i fundit ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.
GazetaBlic Sport mëson se trajneri Alban Hyseni do të marrë nën drejtim skuadrën e Gjilanit për këtë periudhë, teksa ai pritet që të jetë kryesor edhe në ndeshjet e Europës.
SC Gjilani dje mësoi shortin e fazës së parë të kualifikimeve për Conference League, ku do të luajë ndaj FC Progres Niederkorn.
Në këtë ndeshje trajner pritet të jetë Hyseni, i cili ka shumë vite që është pranë klubit gjilanas.
/GazetaBlic Sport


