Sporti

“Kosova është zemra e Shqipërisë”, pamje nga festa e lojtarëve kuqezi pas fitores ndaj Ishujve Faroe

06/21/2023 09:24
nga:L J

Kombëtarja e Shqipërisë ka fituar mbrëmë ndaj Ishujve Faroe me rezultatin 1-3 në një transfertë shumë të vështirë.

Lojtarët kuqezi të drejtuar nga Sylvinho ishin të disponuar për lojë, me ç’rast edhe morën fitoren me golat e Nedim Bajramit, Kristjan Asllanit dhe Ernest Muçit.

Pas ndeshjes kishte festë të madhe në hotelin ku ishte e vendosur kombëtarja, ku lojtarët bashkë me disa tifozë po këndonin dhe festonin për tre pikët e fituara.

Në një video të siguruar nga ‘GazetaBlic Sport’, shihet kur lojtarët e kombëtares shqiptare janë shumë të lumtur dhe bashkë me tifozët brohorasin: “Kosova është zemra e Shqipërisë”.

Ja pamjet: