Sporti

Astrit Berisha mund të jetë largimi i radhës nga Liria

06/20/2023 17:30
nga:Mergim Rreci

Astrit Berisha ishte njëri nga lojtarët kryesor tek skuadra e Lirisë në edicionin që shkoi.

Sulmuesi në fjalë shkëlqeu me golat e tij, duke ndihmuar skuadrën që të ngjitet në nivelin elitar të futbollist kosovar.

Sipas informacioneve të fundit të siguruara nga ‘GazetaBlic Sport’, ai mund të largohet nga Liria në merkaton e kësaj vere, me dy skuadra që janë shumë të interesuara për shërbimet e tij.

Madje, njëra nga ato është në rrugën e duhur për të siguruar nënshkrimin e Berishës, i cili shihet si një sulmues me shumë potencial.

Do të jetë në duart e futbollistit për të vendosur përfundimisht për të ardhmen e tij, por që një largim i tij nuk shihet si i pamundur.

/GazetaBlic Sport/