Gjilani do të luajë në Conference Legaue, pasi u rendit në vendin e tretë në Superligën e Kosovës.
Skuadra e Gjilanit do të luajë në rrethin e parë kualifikues të Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.
Ekipi i Gjilanit do të përballet me ekipin e FC Progres Niederkorn nga Luksemburgu. Ndeshjet e raundit të parë kualifikues me dy ndeshje do të zhvillohen më 13 dhe 20 korrik.
Menaxheri i kësaj skuadre, Drilon Sylejmani tha për ‘GazetaBlic Sport’ se nuk e njohin kundërshtarin, por se e kanë kuptuar që skuadra nga Luksemburgu ka futbollistë që kanë luajtur në Evropë.
“Kemi mësuar kundërshtarin për rundin e parë kualifikues dhe duhet të pranojmë që është i panjohur. Kemi parë që ka marrë pjesë edhe më herët në Evropë dhe në përbërje kanë gjithashtu futbollist të cilët kanë luajtur në Evropë“, tha fillimisht ai.

Më pas, Sylejmani tha se janë në pritje të konfirmimeve të datave për zhvillimet e ndeshjeve dhe se shpresojnë që kësaj here t’i gëzojnë tifozët e tyre.
“Jemi në pritje të konfirmimeve të termineve për zhvillimet e ndeshjeve dhe të nisim qysh tani përgatitjet për organizimin e tyre. Shpresojmë që këtë herë të mos i zhgënjejmë tifozët tanë dhe të kalojmë këtë raund”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


